Rap-artisti i njohur shqiptar, Mozzik, ka hapur një çerdhe në qytetin e tij të lindjes – Ferizaj.
Ai ka njoftuar ndjekësit se ndodhet në një lagje të famshme në këtë qytet, me hapësirë moderne, e vend për të gjithë fëmijët.
I njëjti i ka vendosur çerdhes emrin Hana, të vajzës së tij që e ndan me artisten Loredana Zefi.
Më poshtë postimi i plotë i Mozzik (pa ndërhyrje):
“Hana Kids po hap dyert sot. Nga e hëna më 25 gusht fillojmë punën me dashuri dhe përkushtim për më të vegjlit tanë.
Një çerdhe moderne në Ferizaj, ku çdo fëmijë do të ndihet si në shtëpi.
Fëmijët janë e ardhmja jonë – ata nuk kanë nevojë vetëm për kujdes, por për dashuri, siguri dhe një ambient që i rrit me buzëqeshje e dituri.
Hana Kids është vendi ku ata mësojnë të luajnë, luajnë duke mësuar dhe rriten të lumtur.
Sepse çdo fëmijë meriton më të mirën”.