Mozzik paralajmëron klipin e këngës së re

Mozzik paralajmëron klipin e këngës së re

Mozzik prej muaj ka paralajmëruar fansat e tij se po sjell një albumi të ri, i cili tashmë është finalizuar.

Pak ditë më parë përmes disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram, reperi i njohur zbuloi se albumi që mban titullin “Lamboziki” do të publikohet më 14 shkurt.

Duke dhënë vazhdimisht detaje të reja deri në lansimin e tij, Mozzik tani ka njoftuar se bashkë me albumin pritet të publikohet edhe videoklipi i këngës “Patrolla + Kriminela”.

Reperi nga Ferizaj postoi disa imazhe të shkëputura nga xhirimet e klipit ku shihet me një maskë rozë në fytyrë të kombinuar me xhaketë me të njëjtë ngjyrë, bluzë të bardhë dhe xhinse të zeza ndërsa bëri njoftimin për fansat e tij.

“14 shkurt del albumi Lamboziki, po bashkë me album del edhe një video e këngës “Patrolla + Kriminal”, a jeni gati”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotove.

Ndërkohë, në detajet e tjera rreth albumit, Mozzik ka zbuluar se përfshihen gjithsej 14 këngë, një prej të cilave është bashkëpunim i ri me reperin Getinjo.

Ndërsa, dy bashkëpunimet e tjera me Noizyn dhe Elvana Gjatën që tashmë janë lansuar janë gjithashtu pjesë e albumit. /Gazeta Enigma/

Related Articles