Sot u raportua se rep-artisti Gramoz Aliu i njohur si Mozzik ka qenë cak i hajnave. Hajdutët kanë kryer vjedhje në lagjen luksoze “Panorama” në Ferizaj ku është thyer dhe është bërë qyl shtëpia e Mozzikut. Hajnat kanë arritur të depërtojnë brenda shtëpisë së Mozzikut dhe të kapin hiç më pak se 100 mijë euro para të gatshme. Për të mos mbaruar me kaq, të dyshuarit kanë vjedhur edhe stoli të ndryshme, vlera e të cilave dyshohet se arrin në 200 mijë euro.
Së fundmi, ka reaguar Mozzik i cili ka konfirmuar se shtëpia e tij është vjedhur nga persona të panjohur deri tani.
Ai tha se janë vjedhur 15 ose 16 armë të cilat deklaron se i ka me leje, 100 mijë euro cash të cilat thotë se janë kursime prej gati 7 vjetësh si dhe ora, unaza, zingjira e ari.
Postimi i plotë:
Parmbrëmë paska qenë shtëpia ime epiqendra e hajnave ( hajduqëve)
Dëmi ka qenë shumë i madh duke u bazuar që hajnat kan hyrë brenda dhe kan thyer kasafortën fillimisht dhe kan marrë 100k ( njëqindmijë euro cash ) para nga kursimet e mia qe i bëj besoj qe 6/7 vite .
Nuk paskan lënë orë , unaza , zingjira , ari pa marrë edhe këto që tejkalojnë shumat e lartëcekura .
Rreth 15/16 armë me leje të gjitha i kan vjedhë.
Dmth i kan vjedhur të gjitha armët në shtëpi ( me leje të gjitha)
Dhe kan vjedhur komplet sistemin e dvr ( camera)
Falenderoj Policinë e Kosovës për angazhimin dhe zhvillimin që po e bëjnë qe kjo veper penale të zbardhet .
Unë jam tatim paguesi më i madh nga gjithë artistat në trojet shqipëtare është e njoftuar Administrata Tatimore , Ministria e Financave ( nëse vec iu intereson mediave)
Na marrshin t’ligat po u dashtë me lyp bre nëse ju kan vytë se kurrë deri sot s’kom ditë me kthy dikan..sa kan vjedhë kta hajna unë në vjet i shpërndaj napër njerëz pasha të madhin Zot .
Shnet Paçi !