Mozzik “sulmohet” nga serbët pas vizitës në Medinë dhe Mekë

Mozzik “sulmohet” nga serbët pas vizitës në Medinë dhe Mekë

Reperi i njohur kosovar, Mozzik ka marrë vëmendje të madhe pas vizitës së tij në Medinë dhe Mekë.

Nga vendet e shenjta ai ka ndarë disa fotografi në rrjetet sociale, të cilat kanë shkaktuar reagim të serbëve.

Mozzik ka bërë disa deklarata në profilin e tij ku shprehet se po merr mijëra mesazhe nga ndjekës serb të cilët po i bllokojnë fotot në Instagram dhe kjo pas fotos së tij në vendin e shenjtë Islam.

Kujtojmë që Mozzik ka ‘surprizuar’ ish-partneren e tij Loredanën dhe vajzën e tyre të vogël, Hanën nga Meka.

Ishte Loredana Zefi ajo që postoi një story ku dukej një letër ku ishte shkruar emri i saj dhe i Hanës.

Related Articles