“Mund të kisha vdekur”, pëson aksident me makinë këngëtarja shiptare

“Mund të kisha vdekur”, pëson aksident me makinë këngëtarja shiptare

“Mund të kisha vdekur, por unë jam ende këtu. Zoti është i madh”, ka bërë me dije këngëtarja shqiptare Enisa Nikaj, pas një aksidenti të frikshëm që ka pësuar në Mal të Zi.

Shkak i aksidentit, sipas këngëtares është bërë një tjetër makinë me shpejtësi që është përplasur me mjetin që po udhëtonte Enisa.

Një pjesë e fansave i uruan një shërim të shpejtë këngëtares, por disa të tjerë u shprehën me komente negative për faktin se ajo kishte ndarë foto. Por nuk mungoi përgjigja nga këngëtarja.

“Unë postova 2 fotot që bëri kushëriri im, njërën prej meje që as nuk e dija se e kishte bërë. E kam postuar që fansat e mi të dinë se ka ndodhur një aksident traumatik. Unë nuk postova të dy anët e makinës, ne u goditëm dy herë”.

“Makina tjetër që na goditi ishte në shpejtësi totale. Nuk më bëri një foto në ambulancë, me mua të pavetëdijshme në dyshemenë e spitalit, me një mbajtëse për qafën dhe unë duke u shtyrë në një karrige me rrota. Nuk ia uroj këtë përvojë armikut tim më të keq. Pra, shikoni se çfarë thoni kur nuk dini asgjë”, ka thënë ajo.

Related Articles