“Murderer” nga Arilena dhe Noizy

“Murderer” nga Arilena dhe Noizy

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar prej disa ditësh, këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara, dhe reperi Noizy kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të radhës.

“Murderer” mban titullin kënga e tyre e re, e cila përkthyer në shqip do të thotë “vrasë”, ndërsa vjen për publikun e gërshetuar në dy gjuhë: shqip dhe anglisht.

Kënga është e miksuar mes zhanreve RnB dhe hip-hop, teksa për të kanë punuar producentët Mixey dhe Apollo.

Ndërkohë teksti është shkruar nga: Arilena Ara, Noizy, Mixey, dhe Ylli Limani, dhe për orkestrimin është kujdesur kompozitori i njohur maqedonas, Darko Dimitrov.

Ky bashkëpunim është vizualizuar edhe me një klip, i cili është mjaft interesant dhe i përshtatet tematikës që kënga trajton.

Related Articles