Muzika pikëlluese mund të ofrojë kënaqësi, rehati, si edhe dhimbje

Muzika pikëlluese mund të ofrojë kënaqësi, rehati, si edhe dhimbje

Sipas një studimi në Britaninë e Madhe, kanë arritur në përfundim se muzika pikëlluese mund të përdoret për terapi medituese dhe qetësi shpirtërore.

Sipas studimit, të transmetuar nga KP, muzika e trishtë përcjell tri gjendje tek njerëzit, kënaqësi, rehati dhe dhimbje.

“Disa njerëz e shijojnë muzikën pikëlluese dhe gjejnë qetësi, por në rastet kur disa pjesë të muzikës bëhen më të trishta seç duhet, në mendjen e njeriut shkaktohet ankth”. “Megjithatë nëse zgjidhni një muzikë të trishtë, por të qetë, do të përjetoni çlirim emocionesh dhe qetësi mendore”.

Ata kanë sugjeruar së dëgjimi i baladave mund të përmirësojë gjendjen duke larguar kujtimet e hidhura përmes kësaj muzike.

Related Articles