Mbrëmjen e kaluar, dy reperët e njohur kosovarë Mc Kresha dhe Lyrical Son, kanë publikuar pjesën e dytë të albumit të tyre të paralajmëruar kohë më parë.
Ashtu sikurse emri, dyshja janë përkujdesur që në këtë pjesë të dytë të vijnë më me ritëm e me disa këngë me mesazhe brenda.
Kjo pjesë e dytë, e cila ka plot 11 këngë u lansua në të gjitha platformat digjitale e që u prit mjaft mirë nga publiku.
Në mesin e këtyre këngëve pati edhe shumë bashkëpunime të cilat ishin paralajmëruar qysh më herët nga dyshja shumë e dashur me publikun.
Emrat të cilët ishin pjesë e këtij albumi janë: Lumi B, Ermal Fejzullahu, e Dafina Zeqiri, ku me këtë të fundit publikuan këngën me videoklip në Youtube e që pati një shpërthim klikimesh.
Pashmangshëm, edhe anëtarët e tjerë të grupit PINT, Lluni, Semi e Kreshnique ishin pjesë e tij duke i dhënë edhe një veçanti të madhe.
Shumë shpejt i gjithë albumi pritet të publikohet në Youtube, ku nuk do të mungojnë as videoklipet e tjera.