Më herët sot, fansat dhe ndjekësit në rrjetet sociale të Mozzik menduan se reperi kishte në plan të hapte një dyqan për fëmijë, nisur nga postimet që po bënte në Instagram (rroba fëmijësh, karroca bebesh, madje edhe bebelina) megjithatë fotot e cuditshme të tij nuk paskan qenë asgjë tjetër se sa mënyra e artistit për të na paralajmëruar për projektin e ri.
Bëhet fjalë për një bashkëpunim me Ledri Vulën, të cilët reperët e kanë bërë me dije pak më parë dhe postimet e Mozzik nuk janë e vetmja gjë “funny” e këtij promovimi, pasi edhe posteri që kanë zgjedhur ata për këngën është shumë interesant.
Ledri dhe Mozzik shfaqen si baballarë të devotshëm, njëri me karrocë e tjetri duke mbajtur fëmijën në krahë, edhe pse për foton (dhe me shumë mundësi klipin) kanë përdorur kukulla, ndërsa edhe veshjet e tyre tërheqin vëmendjen. Le t’i quajmë veshje “shtëpiakësh të dëshpëruar”.
Kënga do të quhet “Boom Boom” dhe nga përshkrimi “Na duan edhe pse më fëmijë”, e marrim me mend për cfarë do të flasë.
Kujtojmë se si Ledri ashtu edhe Mozzik janë prindër, i pari babi i Poem Blu, frut i dashurisë me Sara Hoxhën dhe i fundit babai i Hanës, vajza e tij dhe e Loredanës.