“Nan” në mesin e 10 performancave më të mira sipas Associated Press

“Nan” në mesin e 10 performancave më të mira sipas Associated Press

Shqipëria zuri vendin e 13-të në festivalin evropian të këngës EUROVISION 2026, me këngën “Nan” të interpretuar nga Alis.

Derisa nga Associated Press, kjo performancë u vlerësua në mesin e 10-të performancave më të mira, të natës finale e cila u mbajt mbrëmë në kryeqytetin austriak, Vjenë.

Në artikullin e publikuar, gazeta e njohur amerikaen e përshkruan performancën e artistit shqiptar si “kinematografike” dhe tejet emocionale, duke theksuar atmosferën dramatike që krijoi kënga “Nan” në skenë.

“Performanca dukej si kolona zanore e një skene emocionale filmi”, shkruan Associated Press, ndërsa veçon edhe paraqitjen skenike të Alisit, i cili u shfaq me një kostum që ngjante me parzmore metalike me shkëlqim, përballë një ekrani ku një figurë femërore që simbolizonte nënën (aktorja Rajmonda Bulku) lëvizte rreth tij.

Kënga sipas AP-së është në mesin e 10-të performancave më të mira së bashku me përfaqësues nga vende si Italia, Finlanda, Australia, Belgjika dhe Rumania.

“Nan” është një kombinim mjaft i mirë i elementeve teatrale, korit dramatik dhe interpretimit emocional të Alisit, duke e bërë një nga momentet më të veçanta të finales së Eurovision 2026.

10-shja më e mirë sipas Associated Press:

– Rumania: Alexandra Capitanescu – “Choke Me”;

– Italia: Sal Da Vinci – “Per Sempre S;

– Qipro: Antigoni – “Jalla”;

– Finlanda: Linda Lampenius dhe Pete Parkkonen – “Liekinheitin”;

– Moldavia: Satoshi – “Viva, Moldova!”;

– Bullgaria: Dara – “Bangaranga”;

– Serbia: Lavina – “Kraj Mene”;

– Australia: Delta Goodrem – “Eclipse”;

– Shqipëria: Alis – “Nan”;

– Belgjika: Essyla – “Dancing on the Ice”.

Related Articles