rahmani do të mundohet t’i ndihmojë Napolit ta ruajë ecurinë e përkryer të fitoreve në Serie A kundër Torinos së Mërgim Vojvodës, i cili ndeshjen do ta nisë nga stoli.
Derisa Mërgim Vojvoda është ende në pritje të paraqitjes së parë si titullar këtë sezon në Serie A, Amir Rrahmani do ta bëjë të pestën radhazi në takimin e sotëm mes Napolit dhe Torinos në orën 18:00.
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës Rrahmani e ka zënë vendin e titullarit në Napoli, duke e fituar besimin e trajnerit Luciano Spalletti para qendërmbrojtësit grek Kostas Malonas.
Kjo do të jetë paraqitje e pestë radhazi si titullar për prishtinasin dhe vjen pasi e shënoi golin e fitores së Napolit 2:1 kundër Fiorentinës në ndeshjen e kaluar.
Rrahmani i ka shënuar dy gola deri tani këtë sezon në Serie A.
Vojvoda, ndërkohë, e ka humbur vendin e titulluarit sezoni ne kaluar dhe këtë sezon i ka bërë vetëm tri paraqitje si zëvendësues, duke i zhvilluar vetëm 45 minuta futboll në tërësi.
Napoli i ka 21 pikë pas shtatë ndeshjeve dhe do të kërkojë të kthehet në krye të Serie A me një fitore eventuale, e cila do të ishte e teta radhazi në po kaq ndeshje.
Milani i prin renditjes me 22 pikë pas fitores me rikthim kundër Veronës të shtunën, ndërsa Interi mbetet i treti me 17 pikë.
Formacionet zyrtare:
Napoli: