Ndalohet përdorimi i dronëve mbi shtëpinë e Big Brother VIP

Ndalohet përdorimi i dronëve mbi shtëpinë e Big Brother VIP

Është bërë e zakonshme që për banorët e Big Brother VIP të iu vijnë befasi të ndryshme me dron, nga familjarët e tyre apo fansat.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe sot, kur përmes dronit arriti një dhuratë simbolike për Sarah Berishën dhe DJ PM.

Fansat e tyre ua dërguan një bluzë në të cilën ishte e stampuar një fotografi e tyre në të cilën i kërkohej DJ PM që t’i japë një shans Sarës.

Por, menjëherë pas kësaj, Big Brother VIP ka ardhur me një vendim, në të cilin thuhej se nga sot (e diel), ndalohet lëvizja e çdo mjeti fluturues (dron) mbi shtëpi.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Big Brother VIP në Instagram.

Tutje në njoftim shpjegohet se në shtëpi janë të instaluara pajisjet e specializuara që do të ndalojnë fluturimin e këtyre mjeteve.

Kujtojmë që një befasi e tillë më parë kishte ardhur edhe nga fansat e Fifit, nga vëllai i Donald Veshaj, Romeo, për këngëtarin Sabian Medini dhe për Einxhel Shkira./Gazeta Enigma/

Related Articles