Marrëdhënia mes Kristit dhe Keisit brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania” shkoi në një tjetër nivel.
Mbrëmjen e djeshme, cifti kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë duke “zyrtarizuar” kështu lidhjen e tyre.
U desh një lojë e krijuar nga Vëllai i Madh, që mes tyre të ndodhë puthja e cila u dha në mes të banorëve. Keisi duhet të bënte dënimin ose t’i përgjigjej pyetjes. Ajo zgjodhi dënimin, i cili ishte t’i dhuronte një puthje në buzë Kristit, i cili ishte tepër i gatshëm.
Kujtojmë që gjatë këtyre ditëve ka pasur reagime të vazhdueshme nga ana e Sabianit për vajzën e tij duke dalë kundër kësaj marrëdhënie, si dhe nga ana e ish-partneres së Kristit.