Ndryshon orari i transportit për pjesëmarrësit në Sunny Hill

Ndryshon orari i transportit për pjesëmarrësit në Sunny Hill

Një njoftim me disa ndryshime është publikuar së fundi për transportin e të gjithë pjesëmarrësve në festivalin e njohur Sunny Hill, i cili nis sot.

Sipas vendimit të ri, thuhet se tani nisja e autobusëve të Trafikut Urban për në festival, bëhet nga ora 14:00 te parkingu i Pallatit të Rinisë.

Madje transport do të ketë deri në orën 05:00 të mëngjesit.

”Pra, të gjithë ju që doni të shkoni në këtë festival, do të mund të udhëtoni falas me autobusë të Trafiku Urban Prishtinë nga data 25 deri më 28 korrik”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Related Articles