Zhaklina Gjolla nuk është më banore e shtëpisë së Big Brother Albania VIP 2.
Ajo ka lënë shtëpinë në mbrëmjen e së premtes, për shkak të gjendjes së saj të rënduar psikike.
Teksa kërkoi të largohet nga gara, banorëve të tjerë është komunikuar lajmi me zarfin e kuq të lexuar nga Amos Zaharia.
“Vëllai i Madh dëshiron të njoftojë se Zhaklina pas një gjendje të rënduar psikologjike dhe konsultës me psikologun, ka kërkuar të lërë menjëherë shtëpinë. Gjendja e saj tani është mirë dhe ju uron të gjithëve suksese”, lexoi Amosi.
Ndërkohë, për arsyet e largimit dhe të mbylljes së kësaj aventura, Zhaklina do të flasë në një intervistë në mbrëmjen e spektaklit të Big Brother VIP Albania.