“Në kuadër të Dashurisë”, zbulohet i gjithë kasti, përveç Luizit e Olsës edhe shumë të famshëm

“Në kuadër të Dashurisë”, zbulohet i gjithë kasti, përveç Luizit e Olsës edhe shumë të famshëm

Këto ditë kemi zbuluar disa nga personazhet e njohur që do të jenë pjesë e kastit të filmit me protagonistë Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin, “Në kuadër të Dashurisë”.

Së fundmi faqja zyrtare e “Topchannelfilms” në Instagram ka publikuar një listë plotë të aktorëve ku vëmë re disa emra të tjerë të njohur të showbiz-it. Bëhet fjalë për Megi Pojanin, Sara Kolamin apo edhe Salsano Rapin.

Megjithatë, në fund të këtij postimi me emrat e aktorëve janë të vendosura tre pika që tregojnë vazhdimësi, mos ndoshta ka ende surpriza të pazbuluara?

“Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Related Articles