Që prej marrëdhënies shumë të përfolur me Justin Bieber, apo më pas ajo me The Weeknd, Selena Gomez ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes sa i takon jetës sentimentale.
Së fundmi ajo u përfol për një lidhje me biznesmenin shqiptar Zen Matoshi me të cilin po ndiqte një koncert të Dua Lipës në New York.
Sidoqoftë, artistja ka ditur të tregohet shumë e fshehtë, deri kur “ja sollën shpirtin në majë të hundës”.
29-vjeçarja ka publikuar një video në TikTok duke sinkronizuar buzët me fjalët e audios virale të King Nas. Bëhet fjalë për një burrë që përmend disa komplimente në përpjekje për të bindur një grua që t’i japë atij një shans dhe gruaja nuk e merr seriozisht duke mos qenë e interesuar.
“Ndoshta kjo është arsyeja pse jam beqare”, ka shkruar Gomez në mbishkrimin e videos. “Mos besoni asnjë fjalë të mallkuar.”
Përveç videos në Tik Tok dhe burime për E!News kanë kofirmuar se Selena dhe Zeni janë thjesht miq.