10 detaje nga jeta e Merita Halilit dhe Raif Hysenit që nuk i keni ditur më parë

10 detaje nga jeta e Merita Halilit dhe Raif Hysenit që nuk i keni ditur më parë

Çifti shumë i dashur për publikun Merita Halili dhe Raif Hyseni ishin të ftuarit e kësaj të diele në emisionin “N’majë t’gjuhës”.

Artistët të cilët prej vitesh jetojnë në Amerikë, kishin zgjedhur të këto ditë të lira pushimesh të vizitojnë atdheun e tyre.

Gjatë gjithë karrierës së tyre, ata kanë preferuar që intervistat të mos jenë edhe aq të shpeshta por të lenë punën të flasë. Dhe në këtë rast puna dhe talenti i tyre ka folur më së miri.

Në një intervistë shumë të ngrohtë përballë mikeshës së tyre Xheraldina Vula, Merita dhe Raifi me shumë sportivitet dhe të qeshura na zbuluan disa detaje nga jeta e tyre, karriera dhe raporti në çift të cilat nuk i kemi ditur më parë.

Në një rrëfim ndryshe! 10 detaje nga jeta e Merita Halilit dhe

Jeni gati? I gjeni të gjitha më poshtë për të kuptuar më shumë për një ndër çiftet më të dashura në Shqipëri dhe Kosovë.

Personi më interesant që Merita ka takuar në jetën e saj është padyshim njeriu me të cilin ka vendosur të ndajë jetën, bashkëshorti i saj Raif Hyseni.

“Një grua e mirë e bën burrin dembel!”Raif Hyseni nuk është pothuajse aspak i përfshirë në punët shtëpiake dhe mbretëresha e shtëpisë që merret me gjithçka është Merita.

Periudha më e rëndësishme historike në jetën profesionale të Meritës janë fillimet e karrierës si këngëtare. Pas përfundimit të studimeve për kanto, artistja filloi menjëherë të angazhohej në muzikën popullore.

Si të gjithë kompozitorët, angazhimi që i merr më shumë kohë Raifit, por ia vlen totalisht është kompozimi i projekteve muzikore.

Sporti i preferuar i Meritës është volejbolli ndërsa i Raifit, i cili preferon pothuajse çdo sport, momentalisht vendin e parë e mban ping-pongu ku është edhe aktiv duke e praktikuar.

Kohën e tij të lirë Raifi e kalon duke luajtur shah ose duke bashkëbiseduar me miqtë pëmes rrjeteve sociale.

Dy fobitë e Meritës janë uji dhe lartësitë.

Pesë vendet në botë të cilat Merita nuk do donte t’i vizitonte janë: India, Kina, Afrika, Siberia… Ndërsa vendin e pestë e plotësoi Raifi. “Nuk du me ja pa sytë kufirit të Merdanës”. Merdara është pikë kufitare mes dy shteteve Kosovë-Serbi.

Mertia Halili është “e fiksuar” pas pastërtisë dhe për të gjitha punët shtëpiake kujdeset personalisht.

Related Articles