“Në Qeverinë Kurti u arrit rekord i ri i importeve të Serbisë”

“Në Qeverinë Kurti u arrit rekord i ri i importeve të Serbisë”


Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi ka theksuar se në qeverisjen e kryeministrit, Albin Kurti është arritur rekord të ri me importimin në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.

Me anë të një njoftimi LDK e akuzon për këtë çështje Qeverinë Kurti. “Gjatë vitit 2022, Serbia ka rritur importet për plot 70 milionë euro. Me 370 milionë euro import në vit, Serbia gjatë mandatit të kësaj qeverie, ka arritur rekord të ri. Politikat e gabuara të partisë në pushtet, vazhdojnë të favorizojnë prezencën ekonomike të Serbisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Në njoftim theksohet se “Ankesat për të kaluarën nuk përmirësojnë ekonominë dhe nuk i zgjidhin problemet e së ardhmes. Kemi nevojë për veprime konkrete dhe jo premtime e fjalë boshe!”. / Gazeta Enigma

Related Articles