Ish-reperi nga Gjilani, Fero, ka thënë se dëshiron që vajza e tij të rritet me dashurinë dhe kujdesin e nënës, Arbenitës, sesa nga vetë ai.
I pyetur në lidhje me këtë nga një banore e Big Brother VIP Kosova, Fero tha: “Kam qef që vajza ime me u rritë me nanën e vet, pavarësisht moshës”.
Megjithatë, ai tha se feja Islame e sheh ndryshe këtë çështje, kur prindërit janë të ndarë.
“Deri në moshën 7-vjeçare vajza i takon nënës, mbas moshës 7-vjeçare i takon babës”, tha Fero.
Fero së fundmi është bërë pjesë e polemikave rreth kujdestarisë së vajzës së tij, me ish-bashkëshorten Arbenitën, duke u ankuar se Prokuroria në Gjilan nuk po ia lejon ta takojë vajzën e tij. /Gazeta Enigma