Vera Ora, nëna e këngëtarës me famë botërore Rita Ora, javën e ka nisur bashkë me të parën e vendit, Vjosa Osmanin.
Gjatë së hënës, ajo ishte krah presidentës më rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.
Ora ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, nga aktiviteti që ka zhvilluar me Osmanin.
Ato takuan futbollistet e reja dhe u dhanë mbështetjen e tyre.
“Pas çdo gruaje të fortë është një grua më e fortë”, ka shkruar Ora poshtë fotografive të postuara në llogarinë e saj në Instagram. /Gazeta Enigma