Aktorja turke, Selin Demiratar, ka hequr dorë nga aktrimi.
Mediet turke bëjnë me dije që ky vendim i saj erdhi pasi ajo nuk po ka oferta për seriale.
“Ka ardhur koha që të ndahem nga profesioni. Xhirimet në sete nuk po më mungojnë më. Edhe ashtu, nuk po kam më oferta për seriale” citohet të këtë thënë ndër tjera aktorja.
Kujtojmë që në Kosovë, Selin u bë e njohur me rolin e “Nermin” te seriali i parë i transmetuar në vend, në zhanrin turk, “Jetë e hidhur”.
Në serial, aktorja kishte rolin e një vajze që bie pre e mashtrimit, duke humbur kështu dashurinë dhe vetë jetën.