Nëse nuk e dini, dikush do të lëndohet në “Love Island”

Nëse nuk e dini, dikush do të lëndohet në “Love Island”

Prurja e këtij sezoni në ekranet shqiptare do të jetë formati ndërkombëtar “Love Island”.

Ky program vjen për herë të parë në vendin tonë, nën moderimin e Luana Vjollcës. Çdo ditë që kalon, na afron më shumë me fillimin e këtij rrugëtimi dhe kurioziteti për të zbuluar detaje padyshim që është i madh.

Ditën e djeshme ju zbuluam detajet e para rreth konkurentëve. Më pas edhe vetë moderatorja, përmes një videoje promovuese në Instagram, na tregoi se gjithçka do të fillojë shumë më shpejt nga sa e mendojmë.

Madje, përmes Instastory-ve, Luana zbuloi edhe që stafi ka udhëtuar drejt vilës në jug.

E sot do flasim për një ndër detajet më interesante të formulës. Në përfundim të programit, çifti fitues, vendoset përballë një zgjedhje tepër të vështirë. Në mënyrë individuale, pa e diskutuar me njëri-tjetrin, ata duhet të vendosen përballë zgjedhjes: ose dashurinë ose paratë.

Në shumë raste, në edicionet e zhvilluara nëpër botë, njëri nga personat ka zgjedhur paratë, duke lënduar kështu partnerin tjetër. Në historinë e këtij programi, reagimet e personit të lënduar kanë qenë nga më të ndryshmet.

Duke nisur nga ata të cilët shpërthejnë në lot e deri te ata të cilët nuk e presin aspak mirë, duke reaguar në mënyrë ironike apo agresive.

E tani jemi kuriozë të shohim, nëse çiftet tanë, në përfundim, do të zgjedhin parat apo do të triumfojë dashuria…

Related Articles