Për herë të parë iu bë transplanti i indit të mushkërive nga donatorët e gjallë një pacientit të infektuar me llojin e ri të coronavirusit (COVID-19)
Spitali Universitar i Kyotos tha se gruaja iu nënshtrua një operacioni që zgjati 11 orë nga një ekip mjekësor prej 30 personash të mërkurën, ku u transplantuan indet e mushkërive nga burri dhe djali i saj.
“Ne vërtetuam se tani kemi një mundësi të transplantimit të mushkërive (nga dhuruesit e gjallë),” tha ai në një konferencë shtypi.
Pacientja u infektua me Covid-19 në fund të vitit të kaluar dhe kaloi muaj duke jetuar në gjendje kritike dhe me një pajisje që funksiononte si mushkëri artificiale, sipas Spitalit Universitar të Kiotos. Transplantet nga donatorët, truri i të cilëve konsiderohet “i vdekur” nga mjekët janë të rralla në Japoni, ndërsa donatorët e gjallë konsiderohen si një opsion më i mirë, sipas deklaratës së spitalit. Burri dhe djali janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa gruaja në kujdes intensiv. Pritet që të largohet nga spitali pas dy muajsh.