Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën  

Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën  

Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe rrugëtimin drejt skenës së konkursit ndërkombëtar të bukurisë.

Në videon e saj prezantuese, Isufi tregon se gjithçka ndodhi shumë shpejt. Ajo kishte vetëm katër ditë kohë për t’u përgatitur para udhëtimit drejt Vietnamit, ku po përfaqëson Kosovën në garën ndërkombëtare

Pavarësisht përgatitjeve të përshpejtuara, Isufi thotë se vendosi ta pranonte sfidën dhe ta shfrytëzonte në maksimum mundësinë për ta përfaqësuar vendin e saj.
Me prejardhje nga Ferizaj dhe e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Blair e konsideron jetën mes dy kulturave si një përvojë që ka ndikuar fuqishëm në formimin e saj.

“Amerika më mësoi të ëndërroj, ndërsa Kosova më mësoi rëndësinë e identitetit, familjes, qëndresës dhe të mos harroj nga vij”, ka thënë ajo.

Related Articles