Nga konkurrentët e rinj tek e ftuara speciale, çfarë pritet të ndodhë në “Për’puthen Prime”

Nga konkurrentët e rinj tek e ftuara speciale, çfarë pritet të ndodhë në “Për’puthen Prime”


Siç është bërë me dije edhe këtë sezon do ketë “Për’puthen Prime” dhe do transmetohet të shtunën në orën 21:00. Këtë të shtunë do jetë spektakli i parë dhe ndjekësit janë kuriozë të dinë çfarë do ndodhë.

Mes të tjerash pritet që emisionit t’i bashkohen konkurrentë të rinjë. Kujtojmë se disa javë më parë u prezantuan 3 konkurrentë të rinj, për të cilët do vendosë publiku dhe vajzat.

Artan Shaba, vëllai i Mevlanit, i cili nuk pranohej nga produksoni, pasi pengesë ishte pikërisht fakti se ishte vëllai i një ish-konkurrenti, prandaj publiku dhe vajzat duheshin pyetur. Melik, djali nga Turqia i cili shkoi me vonesë në xhirime dhe u pezullua, ndërsa i treti Dorian Kuka, konkurrenti që u zu me Eris Agën, i njohur ndryshe si Eri.

Olsa Muhameti, autorja e programit, ka publikuar sot një video ku duken të ulur te djemtë edhe tre konkurrentët: Meliku në rreshtin e parë dhe Artani me Dorianin në rreshtin e dytë. Kjo ka bërë të menohet se ata janë pranuar të gjithë, megjithatë duhet të presim ditën e shtunë për ta mësuar.

Sakaq, ish-konkurrentja e “Për’puthen 2” Ledjana duket se do jetë e ftuar në “Prime”. Ajo i është përgjigjur një ndjekëseje që do jetë e pranishme pasi është aluduar se 2 opinionistët , përveç Arjanit, do ndryshojnë javë pas jave. Ledjana ka shkruar se do jetë në “Prime” por nuk dihet nëse ësgtë ftuar si opinioniste apo bëhet fjalë dhe për përballjen  e ish-konkurrentëve të vjetër.

Related Articles