Ngjarje tragjike në Strugë, burri therë me thikë bashkëshortën e tij

Ngjarje tragjike në Strugë, burri therë me thikë bashkëshortën e tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Strugë, me ç’rast një burrë 39-vjeçar vrau gruan e tij.

Sipas informacionit zyrtar të SPB Ohër, në rrugën “Risto Krle” në Strugë, gjatë një sherri verbal me burrin e saj, S. Р. (1987) u godit me thikë dhe iu nënshtrua plagëve. Vdekja është konfirmuar nga ekipi i Ndihmës së shpejtë – Strugë.

Ndërkohë autori i vrasjes, J. Р. (1982) është lënduar gjatë tentimit për të kryer vetëvrasje. Nga Ministria për Punë të Brendshme njoftojnë se po punojnë në zbardhjen e rastit. Çifti i ri kishte edhe fëmijë të moshës së mitur.

Ndërkohë nga Prokuroria sot nëpërmjet një njoftimi thonë se kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.

“Sipas informacioneve të para, pas një diskutimi ndërmjet tyre, burri e ka goditur gruan disa herë me thikë dhe më pas u përpoq të bënte vetëvrasje. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e miqve të tyre, ku çifti ishte për vizitë. Me urdhër të prokurorit publik, do të kryhet autopsia në trupin e viktimës. Gjurmët dhe provat janë mbledhur nga vendi i ngjarjes, të cilat do të shqyrtohen, përfshirë armën me të cilën është kryer krimi. Për të vërtetuar faktet, prokurori publik do të marrë në pyetje edhe dëshmitarët e ngjarjes”, thonë nga Prokuroria.

Related Articles