Ngrihet padi ndaj aktorit Alec Baldwin pasi vrau një grua gjatë xhirimeve

Ngrihet padi ndaj aktorit Alec Baldwin pasi vrau një grua gjatë xhirimeve

Aktori Alec Baldwin është paditur pasi vrau aksidentalisht kinematografen, Halyna Hutchins, gjatë xhirimeve të filmit Rust.

Në padi thuhet se në skriptën e filmit nuk ka pasur kërkesë për të shtëna me armë zjarri.

Autoritetet janë ende duke hetuar incidentin e 21 tetorit, që ka ndodhur teksa është punuar në filmin Rust.

Zyrtarja për skriptë, Mamie Mitchell, e cila e ka telefonuar policinë, pas të shtënave në skenën e filmit në Nju Meksiko – ka dorëzuar padi për këtë rast.

Avokati i saj ka akuzuar aktorin se ka shtënë me armë, pa e kontrolluar paraprakisht atë.

Baldwin dhe producentët e filmit, që janë përmendur po ashtu në padi, nuk kanë komentuar ende këtë gjë.

Aktori hollivudian ka ndarë kohë më parë komentet e koleges së tij, e cila ka hedhur poshtë sugjerimet e pjesës tjetër të ekipit kinse rrethanat e xhirimeve kanë qenë të pasigurta.

Ende nuk ka ndonjë padi penale nga autoritetet kundër pjesëtarëve të ekipit.

Punëtorja që ka qenë përgjegjëse për armët në film, ka thënë se nuk e di si është përfshirë municioni në xhirime të filmit. /Gazeta Enigma.

Related Articles