Nik Xhelilaj padyshim është një prej aktorëve më të suksesshëm shqiptarë, si brenda por sidomos edhe jashtë kufijve, teksa vitet e fundit ka qenë i përfshirë në seriale e projekte të suksesshme kinematografike në Turqi e Gjermani, ndërsa pati edhe një bashkëpunim të suksesshëm me Olsi Bylykun për komedinë “Policë për kokë”.
Tani duket se aktori është gati për eksperiencën e radhës, teksa ështv zyrtare se do të jetë protagonisti i ri i një seriali të njohur turk.
Njoftimin e ka dhënë televizioni “Birsen Altuntas”, teksa bashkangjitur një fotoje të Xhelilajt shkruan se ai do të jetë protagonisti në sezonin e dytë të “Emanet”, serialit që ishte i përditshëm në sezonin e parë, por tashmë është kthyer në një shfaqje televizive që do të transmetohet dy herë në javë, Prime Time, duke qënë një nga projektet më të rëndësishme të televizionit dhe sigurisht, prania e Nikut, ka ndikuar tek kjo gjë.
Në njoftim shkruhet se aktori simpatik ka rënë dakord për këtë aventurë të re në këtë projekt dhe do të luajë rolin Poyraz, i cili edhe në serial do të ketë origjinë shqiptare, teksa për Xhelilajn bëhet fjalë për një rikthim në ekranin turk.