Edicioni i Ligës Unike, sot gjatë ditës do të sjellë dy përballje interesante në ekranet e basketboll-dashësve.
Prishtina do të takohet me Vllazninë e Shkodrës derisa Ylli përballë do ta ketë Tiranën.
Ballafaqimi mes kryeqytetasëve kundër shkodranëve, do të zhvillohet në palestrën “Sezair Surroi”, në Prizren.
Ndërkaq fituesi i parë i këtij kompeticioni, Golden Eagle Ylli, duelin me Tiranën e luan në palestren “13 Qershori” në Suharekë. /Gazetea Enigma
Nis Liga Unike, dy përballje interesante sot
