Nis sezoni i alergjive, këto janë disa këshilla që lehtësojnë simptomat

Nis sezoni i alergjive, këto janë disa këshilla që lehtësojnë simptomat

Sezoni i alergjive tashmë veçse ka filluar.

Shumë njerëz kanë nis të përballen me simptoma të pakëndshme si teshtitje të vazhdueshme, rrjedhje hundësh, djegie, sy të thatë dhe kruajtje.

Ndonëse, pas një dimri të ftohtë, me ardhjen e pranverës rritet edhe dëshira për të dal për një shëtitje, për të ajrosur më gjatë dhomën, për të shijuar gjelbërimin, poleni i bimëve mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore, veçanërisht për ata që janë të prirur ndaj alergjive.

Megjithatë, ka masa të thjeshta që mund të ndihmojnë në zbutjen e simptomave dhe ta bëjnë jetën e përditshme më të lehtë.

Mbyllni dritaret

Edhe pse moti me diell dhe qielli blu ju tundojnë të hapni dritaret, rekomandohet të shmangni një gjë të tillë, veçanërisht në mëngjes dhe pasdite vonë kur përqendrimet e polenit janë më të larta. Dritaret e hapura mund të lejojnë polenin në shtëpinë tuaj, gjë që mund të përkeqësojë simptomat.

Vazelina si mbrojtje

Vazelina është një mjet i thjeshtë por efektiv në luftën kundër alergjive. Ju mund ta përdorni atë në buzët e thata, qepallat ose lëkurën e plasaritur, dhe gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e simptomave të alergjisë së hundës. Aplikoni një sasi të vogël vazelinë brenda çdo vrimë hunde për të lehtësuar irritimin dhe për të parandaluar hyrjen e polenit.

Dush me ujë të ftohtë

Kur ndjeni se sytë tuaj kruhen dhe hunda po rrjedh, një dush i ftohtë mund të sjellë lehtësim. Dushi nuk është vetëm qetësues, por gjithashtu ndihmon në largimin e polenit nga lëkura dhe flokët. Nëse nuk jeni në gjendje të bëni dush menjëherë, mund të vendosni një leckë të ftohtë në fytyrë dhe të shtriheni për disa minuta për të qetësuar simptomat.

Qeskat e përdorura të çajit për sytë e fryrë Një nga truket e thjeshta për të lehtësuar sytë e fryrë është përdorimi i qeseve të përdorura të çajit. Vendosini këto qese në frigorifer dhe përdoreni si kompresë të ftohtë në sytë tuaj.

Këto janë vetëm disa prej mënyrave me anë të të cilave mund të mbahet alergjia deri diku nën kontroll, mirëpo gjithsesi për çdo shqetësim a reaksion konsulta me mjekun është më se e domosdoshme.

Related Articles