Profesori nga Vushtrria, Lulzim Paci, u bë i njohur në rrjetin social “TikTok” me vallëzimet e tij, ku edhe fitoj zemrat e mijëra përdoruesve të këtij rrjeti.
Paci falë këtyre vallëzimeve mori epitetin si “Profa i Tik Tok-ut”.
Por jo të gjithë e mirëpriten këtë veprim të profesorit. Ato video kanë bërë që në adresë të tij të bëhen edhe komente e fyerje të shumta.
E si rrjedhojë e kësaj shumë qytetarë dolën në përkrahje të tij, ku kanë nisur një sfidë në rrjetet sociale si shenjë përkrahje kundër bullizmit që iu bë.
Valon Canhasi, ekspert i rrjeteve sociale ka nxjerr në profilin e tij në Facebook një video ku shihet duke vallëzuar, njëjtë si profesori Paci, dhe ka vënë mbishkrimin “ProfaChallenge”.
“Ju ftoj të gjithëve me bë nga një video duke vallëzuar në zyre apo në shtëpi”, ka shkruar Canhasi.
Kujtojmë se kësaj thirrje i është përgjigjur edhe aktorja dhe deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi.
Kësaj sfide iu është bashkuar edhe qytetari, Riard Rexhepi i cili u ka bërë thirrje kolegëve të tij t’i bashkohen kësaj sfide.
Edhe aktivisti Shpend Lila ka ri postuar një video nga arkiva ku shihet duke vallëzuar dhe ka vendosur mbishkrimin “profë kur pi hijm duet”.