Nis zbulimi i banorëve të BBVK? Gazetari sjell risitë e formatit gjigant (VIDEO)

Nis zbulimi i banorëve të BBVK? Gazetari sjell risitë e formatit gjigant (VIDEO)

Gazetari i Klan Kosovës, Agon Rexhepi, ka zbuluar risi nga edicioni i pestë i spektaklit të Big Brother VIP Kosova.

Më parë, ai përgatiti një listë prej 10 emrave që mund të jenë pjesë e këtij edicioni, pavarësisht se asnjëri nga ata emra nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

“Sipas aludimeve të mia, ka me qenë një moderator që ka kohë që është jashtë ekranit, dhe dje u raportua se do të jetë një moderatore që ka punuar në Klan, është fjalë për Lorina Dulën, e cila u pyet dhe dha një përgjigje interesante. Por Lorina thotë se ‘m’u rikthy në televizion po, por jo në Big Brother’”, u shpreh Rexhepi në Klan Kosova.

Teksa pritet që formati të fillojë në tetor, gazetari në emisionin “Ora Shtatë” tha se nga java tjetër mund të fillojnë aludimet më serioze rreth banorëve potencial.

Related Articles