Nita Latifi tregoi se Graciano ka tentuar ta puthë, si reagoi Argjira?

Nita Latifi tregoi se Graciano ka tentuar ta puthë, si reagoi Argjira?

Nita Latifi duket se ka vendosur të bëhet aktive në botën e muzikës pas daljes nga “Big Brother Vip Albania”. Së fundmi ajo publikoi këngën “Dy gota”. Mirëpo, edhe daljet televizive s’kanë qenë të pakta.

Teksa ishte e ftuar në “E Diell”, ajo foli për karrierën, aventurën në BBV por edhe jetë private. Dhe një përgjigje për këtë të fundit, na erdhi e papritur.Nita u pyet se cili nga personazhet e njohur shqiptarë e ka ngacmuar apo i ka dërguar mesazhe flirtuese. Përgjigjia e saj habiti personat që ishin në studio. Nita tha emrin e Graciano Taganit, duke treguar se ai ka tentuar ta puthë në kohën kur kanë qenë në “Star Akademi”.

Argjira Spanca, e cila ishte në studio, e që është e fejuara e Gracianos, tha se nuk është aspak problem, pasi në atë kohë s’ka qenë pjesë e jetës së tij.

Related Articles