Nita rrëfen linjën e jetës: Jam shumë krenare që tregoj se jam vajza e një ushtari të UÇK-së

Nita rrëfen linjën e jetës: Jam shumë krenare që tregoj se jam vajza e një ushtari të UÇK-së

Nita Latifi është e vetmja banore nga Kosova që po vazhdon rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP Albania”.

Për afro 100 ditësh ajo po vazhdon të qëndrojë në shtëpinë e “BBVA”

Sonte ajo ka rrëfyer linjën e saj të jetës.

Këngëtarja ka treguar rrugëtimin e saj të fortë, qysh nga fëmijëria deri tani.

Ajo tregoi problemin që kishte deri në moshën 16 vjeçare.

E më pas edhe për babain e saj e për problemet shëndetësore që ai ka.

“Në vitin 1992, Nita Latifi erdhi në jetë, e lazdrumja e shpisë, mami edhe babi na ka tregu që dashuria është e shejtë. 1997 në Kosovë filluan trazirat dhe lufta, dhe babi u tregu i gatshëm me shërby si mjek. Mua edhe motrën na dërguan në Maqedoni katër ditë pa filluar lufta. Ne nuk kemi ditur asnjë gjë lidhur me babin. Pas tre muajsh babi na ka telefonu edhe na njoftoi me u kthy në Kosovë sepse lufta ka përfundu. Ai ka shërbye edhe në Preshevë, edhe tri herë nuk kemi ditur asgjë për të. Kam zbuluar se kam ngecje në të folur teksa po lidhja këpucët. Këtë problem e kam pasur deri në moshën 16 vjeç. Në moshën 16 vjeç, babai i shokut tim e ka kuptu që kam prirje në këndim, teksa kisha problem në të folur. Nita më pas ka ardhur në Tiranë, ka këndu ka xhiru dhe ka nisur ëndrrën e saj. Edhe sot unë këndoj. Prej telefonatës që pata pak kohë, mora një dritë të gjelbërt. Babi ka pasur probleme me zemër dhe ka pasur sulm atak, për dy javë ka qenë në koma. Fati ishte që ai u zgjua por nuk na ka njoftë, sepse ka pasur probleme me memorien. Prej babit e kam marrë forcën që sot jam shumë krenare që tregoj se jam vajza e një ushtari të UCK-së. Nëse nuk kishin me ndodhë krejt këto sot nuk do të isha këtu me ju, edhe me tregu se një anë tjetër se kush është Nita.”, tha këngëtarja nga Kosova.

Related Articles