Në brigjet e Dubait po ndërtohet mega-resorti prej pesë miliardë dollarësh. Bëhet fjalë për rikrijimin e kontinentit të Evropës. Projekti quhet “Zemra e Evropës” (“Heart of Europe”) dhe përbëhet nga gjashtë ishuj artificial në formën e atlasit, që formojnë ‘Zemrën e Evropës’.
Pikë referimi për projektin gjigand janë Suedia, Gjermania, Zvicra dhe Venediku. Qëllimi është që pushuesit kur të vizitojnë ‘Zemrën e Evropës’ të ndjehen sikur ndodhen në Europë dhe jo në Dubai. Sigurisht, nuk do të mungojë ishulli i Muajit të Mjaltit në formë zemre, ku të sapomartuarit do të kalojnë pushimet e para.