Një person publikon video në Tiktok me fytyrën e mbuluar, pretendon se është Faton Hajrizi – flet për arsyen e arratisjes

Një person publikon video në Tiktok me fytyrën e mbuluar, pretendon se është Faton Hajrizi – flet për arsyen e arratisjes

Policia e Kosovës ende është në kërkim të burgosurit, Faton Hajrizi.

Ai po akuzohet për vrasje dhe që është arratisur nga burgu i  Smrekonicës në Vushtrri.

Mirëpo, një person ka postuar një video në rrjetin social “TikTok”, duke pretenduar se është Faton Hajrizi.

Në video ai shihet me fytyrën e mbuluar, derisa shton se atë e ka mbuluar për shkak se është lënduar gjatë ikjes nga burgu.

Në videon e publikuar në këtë rrjet social, personi që pretendon se është Hajrizi thotë se nuk është në Kosovë dhe i drejtohet policisë duke thënë se nuk lëviz i armatosur.

“Unë quhen Faton Hajrizi. Dua të ceki që nuk jam duke e fshehur fytyrën, por e kam pasur një lëndim në faqe derisa jam arratisur dhe derisa të shërohem, dua të lë plagën të shërohet. Unë nuk e fshehi fytyrën, një ditë prej ditëve në vijin, unë do të shfaqem “live” në TikTok dhe do të flas më gjerësisht”

“Unë dëshiroj të jem i lirë, sikurse janë qytetarët dhe shokët e mi, shqiptarët në përgjithësi. Unë e kam dhënë fjalën publikisht se nga vikendi nuk iki, kam dashur ta mbaj fjalën, se nga vikendi nuk iku, sepse ma lehtë për mua ka qenë të ik nga vikendi”.

“Nuk lëvizi i armatosur, nuk jam i armatosur, nuk jam në Kosovë për momentin, por frikë nga unë të mos keni”, është shprehur tutje ai. /Gazeta Enigma

@faton.hajrizi.i.v

♬ original sound – faton hajrizi i vertet

Related Articles