Teatri Kombëtar i Kosovës është në hall. Problemet janë prej elementareve deri te niveli artistik.
Në ditën e katërt të vitit, organizatori Beqir Beqiri është orvatur për ta rregulluar gjeneratorin.
Në ditët e fundit të vitit të kaluar institucioni më i lartë teatror në Kosovë, sikurse krejt vendi, është përballur me reduktime të energjisë elektrike.
Punonjësve u është dashur që të gjejnë alternativa për t’i kërkuar KEDS-it që të paktën gjatë shfaqjeve të kenë energji elektrike.
Problemi i gjeneratorit është mungesa e disa litrave vaj./Gazeta “Enigma”/