Një unazë fejese për ditëlindjen e saj? Heidi Baci ndan momentin romantik me ndjekësit

Një unazë fejese për ditëlindjen e saj? Heidi Baci ndan momentin romantik me ndjekësit

Heidi Baci të hënën ka festuar ditëlindjen, dhe në këtë ditë të veçantë për të nuk kanë munguar urimet por edhe surprizat.

Mbrëmjen e së hënës, ajo ka publikuar një video me buqeta me lule dhe dhurata, ndërsa në një tjetër tregon një unazë që mban në gishtin e fejesës. Në video duket teksa kap dorën e Romeos dhe shkruan: Të Dua.

Mos ndoshta ish-banorja e “Big Brother VIP 3” na tregoi se surpriza e ditëlindjes për të dy ishte kjo unazë?

Kujtojmë se pas edicionit të “BBV”, Heidi po shijon romancën me Romeon. Ajo duket se është shkëputur nga Italia për të qëndruar në Shqipëri.

Ende nuk është konfirmuar nëse Heidi do ketë projekte televizive në Shqipëri, apo të ardhmen e shikon në Itali, aty ku është rritur.

Një unazë fejese për ditëlindjen e saj, Heidi Baci ndan

Related Articles