Sipas Verywell Family, gratë shtatzënë me binjakë janë në rrezik më të lartë që të përjetojnë pre eklampsi, e njohur si hipertension i shkaktuar nga shtatzënia.
Kjo gjendje shoqërohet me hipertension gjatë shtatzënisë dhe prek deri në një të tretën e nënave shtatzënë me binjakë.
Komplikimet nga kjo gjendje mund të dërgojnë në lindje të parakohshme apo deri në pasoja fatale, si për nënën ashtu edhe për foshnjën.
I vetmi trajtim për pre eklampsi është lindja e foshnjës. Mjeku juaj do të monitorojë gjendjen tuaj shëndetësore dhe efektin e pre eklampsisë në zhvillimin e foshnjës.
Sapo të lindin foshnjat, simptomat do të jenë më të lehta dhe shëndeti i foshnjës suaj nuk do të rrezikohet më.
Sidoqoftë, gratë janë në rrezik për të zhvilluar eklampsi deri në gjashtë javë pas lindjes.
Nëse nuk trajtohet, eklampsia mund të dëmtojë veshkat, mëlçinë dhe trurin e nënës. Ndërkaq, meqenëse pre eklampsia kërkon lindjen e foshnjës, ato janë në një rrezik për lindje të parakohshme.