Nora Istrefi është aktivizuar më shumë këtë vit
Pas hitit të parë “Më mungon” që Nora Istrefi e lansoi më 10 mars, një baladë kjo zemërthyese, Nora duket se do të aktivizohet përsëri.
Ajo ka postuar një set të ri fotografish ku shfaq trupin e saj të tonifikuar dhe belin e saj të hollë, por ajo që bie në sy është përshkrimi i fotove.
“Ki me m’lypë”, shkruan në këto foto Nora, duke dhënë një mesazh se ky mund të jetë ndonjë rresht i këngës së saj të re.