Këngëtarja kosovare feston ditëlindjen.
Arta Bajrami këtë të diele feston ditëlindjen e radhës.
Këngëtarja e shumë hiteve vazhdon të jetë mjaft e dashur nga publiku ani pse nuk është aktive në skenë siç ishte dikur.
Tanimë Arta është e martuar dhe nënë e tre fëmijëve ndaj është e fokusuar më shumë tek angazhimet familjare.
Por aktiviteti i saj në rrjetet sociale nuk ka munguar, ku herë pas herë tregon edhe përditshmërinë e saj me anë të postimeve.
Ani pse në paraqitjen fizike duket shumë e re Arta ka kaluar të 40-tat, sot këngëtarja feston ditëlindjen e 42-të.
Ajo ka ndarë disa foto në instagram duke shkruar sipër tyre: “Në këtë ditë ka lindur një mbretëresh”./Gazeta “Enigma”/