“Nuk doja të zgjohesha në mëngjes” – Egli rrëfen linjën e saj të jetës në lot

“Nuk doja të zgjohesha në mëngjes” – Egli rrëfen linjën e saj të jetës në lot

Egli sonte në çerekfinale ka rrëfyer linjën e saj të jetës.

“Kam lindur në një familje të madhe… Ka pasur një moment në fëmijërinë time kur babi bën aksident, i duhej një kohë e gjatë posrikuperimi. Jetonim vetëm me rrogën e mamit që ishte minimaliste dhe pensionin e gjyshit. Gjyshi më thoshte që dihet të bëhem vajzë e fortë, një nga pengjet e mëdha që kam në jetë është që nuk arrita dot ta takoja ditën e fundit kur vdiq.

Në shkollën e lartë njoh ish-partnerin tim dhe kam jetuar me familjen e tij, derisa vendosim të shohim jetët tona. Janë pesë vite që më kanë bërë grua, më bërë të njoh më mirë veten tim. Kam kërkuar nga vetja gjithmonë të kem pavarësinë time.

Ky ka qenë një moment që kam humbur veten time, që çoi në një fazë të errët. Atë ditë ishte pikërisht diplomimi dhe paralelisht kënga ime e parë. Mes gjithë kësaj ngarkese, e gjej veten duke kaluar një atak paniku.

Kanë qenë tre muaj të tmerrshëm. Harrova si ishte të ushqeheshe, kisha frikë të rrija vetëm ose me njerëz, nuk isha më unë nuk doja të zgjohesha më mëngjes. Drejtohem me mamin tek një mjek i fushës për të marrë kurim, në një gjenjde të keqe”, këtë rrëfeu Egli gjatë linjës së jetës.

Related Articles