“Nuk e harroj familjen për një çikë” – ‘Shpërthen’ debati mes Xhenetës dhe Drilonit

“Nuk e harroj familjen për një çikë” – ‘Shpërthen’ debati mes Xhenetës dhe Drilonit

Kur tashmë formati më i komentuar në vend ka hyrë në muajin e tij të dytë të transmetimit, debatet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3, sa shkojnë e shtohen.

Banorët që po garojnë me njëri-tjetrin tashmë duket se po përdorin të gjitha ‘armët’ për të dominuar e fituar një debat.

Dy konkurentët që njihen për debate mes vete, kanë vazhduar të përplasen sërish, shkruan Gazeta Enigma.

Bëhet fjalë për Xhenetën dhe Drilonin.

Ky i fundit derisa po diskutonte me tone të ashpra me modelen është shprehur se nuk e harron kurrë familjen e tij në raport me një femër.

“Unë nuk e harroj familjen tem për një cikë, as babën, as nanën e as motrën e dy vëllezërit e mi”, u shpreh Driloni.

Ndërkaq e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Xhenetës.

“Ti nuk mundesh me jetu jetën që don, je i kufizuar”, iu kundërpërgjigj Xheneta.

Video e plotë:

Related Articles