Stresi i është rikthyer historisë me ish-partneren e tij Keisin. Biseda u zhvillua me Xhulin.
Reperi u shpreh se nuk i intereson më ndarja, por që Keisi të jetë mirë me shëndet.
“Unë dua veç ajo të jetë mirë, të kam treguar që ka një tumor. Kjo më ka vra më shumë se ndarja. Ka tumor dhe kist në kokë, i ka ngjit bashkë. Le mos bashkohemi, thjesht dua të jetë mirë. Kjo gjë më ka vrarë më shumë se ndarja. Një vajzë aq e re ka patur në kurriz dy punë në ditë, ndarjen time, ikjen nga unë, tumori në kokë. Unë s’jam mashkull i poshtër, më dhimbset shumë. Nuk e di çfarë ka bërë tani. E kam pyetur, më ka thënë jam duke u mjekuar. Mjafton veç të jetë mirë, se ajo është femër e fortë, nuk tregon. Të kishte ndonjë problem tjetër ja kisha dhënë të miat, veshkë a ça t’i duhej, por tumorit s’ke ça t’i bësh”, u shpreh Stresi.