Ish-banori i “Big Brother Kosova”, Edon Shileku ka folur për raportin me të dashurën e tij.
Ai ka konfirmuar se ka probleme me familjen e Lisës për shkak famës që ka marrë pas daljes nga Big-u, dhe artit që realizonte.
“Kam pak probleme me familjen e saj ata nuk po më dojnë. Më kanë dashtë para se me hi Big Brother, i kanë ditë krejt senet për mu. Mirëpo fakti që është bë e madhe e që krejt Kosova tash pe dinë, për ta është problem“, ka thënë ai në T7.
“…Është shumë e rëndësishme me pa qysh po trajtohen çifti njëri me tjetrin, sa po e dojnë e dëgjojnë njëri-tjetrin… Unë e trajtojë si princeshë Lisën”, ka thënë ai derisa u ka bërë thirrje familjarëve të saj të ndryshojnë mendje.