Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Ambientit në Klinë ka protestuar kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos në fshatin Dollc të Klinës.
Veton Rraci, kryetar i këshillit organizativ të protestës, tha se me ndërtimin e kësaj fabrike do të shkatërrohej mjedisi, ajri, burimet e ujit, flora dhe fauna.
Sipas tij, ndonëse kryetar i komunës u ka premtuar se fabrika nuk do te ndërtohet pas shpinës së tyre ka marr vendim për dhënien e leje e madje ka thënë kinse ka mbajtur edhe dëgjime publike.
Ai shton se edhe komunat përreth dhe organizatat e shoqërisë civile e mbështesin kauzë e tyre, madje tha se janë shprehur të shqetësuar se ndotja mund të arrijë edhe në komunat e tyre.
“Beteja jonë është për drejtësi. Një betejë që është kundër të gjithëve, por për banorët. Ne nuk shkuam t’i ndërtojmë shtëpitë tek fabrika e çimentos, por fabrika e çimentos erdhi tek shtëpitë tona. Këto katër vite kemi trokitur në çdo shtëpi. Por ne jemi vigjilentë. Ata munduan të falsifikojnë dokumente, procesverbale të dëgjimit publik. Por ne e kundërshtuam përmes protestave në vitin e kaluar. Dhe si rezultat u pezullua leja. Por neve nuk na mjafton kjo”.
“Zëri jonë ka jehuar në çdo cep të Kosovës prandaj me mburrje e them se janë komunat përreth dhe organizatat e shoqërisë civile të cilat në mbështetje të kauzës sonë, janë shprehur të shqetësuar se ndotja mund të arrijë edhe në komunat e tyre prandaj e mbështesin kauzën tonë. Të jetosh në Klinë është nyje e jetës. Klina ka hasur në plot vështirësi”.
“Kjo fabrikë është si re e zezë. Klina nuk bëhet e dikujt, pasi është e të gjithëve. Është koha e fundit të këmbëngulim. Klina dhe fshatrat e saj janë amaneti ynë. Ju falënderojmë të gjithëve së bashku dhe secilin veç e veç”, tha Rraci.