Numri i ushtarëve ukrainas që vriten në betejë arrin shifrën e 100 deri në 200 në ditë, ka njoftuar këshilltari i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, raporton BBC.
Mykhaylo Podolyak ka thënë se një prej arsyeve kryesore për këtë numër të lartë të viktimave është mungesa e barazisë në kapacitetet ushtarake mes Ukrainës dhe Rusisë.
Ai ka thënë se Ukraina ka nevojë për qindra e jo për një numër të vogël, të sistemeve të fuqishme të artilerisë që Perëndimi mund ta ofrojë.
Ai ka thënë se Ukrainës i duhen së paku 300 sisteme të raketave për të barazuar kapacitetet me Rusinë dhe për të çliruar territorin e pushtuar.
Podolyak po ashtu ka thënë se përderisa Rusia nuk pëson një humbje serioze luftarake, asnjë formë e dialogut nuk do të jetë e mundur,
“Ata do të vazhdojnë të përpiqen të marrin pjesë te territorit tonë”, ka thënë Podolyak.
Pushtimi rus i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt. Rusia ka arritur të pushtojë një pjesë të territoreve në lindje të Ukrainës.