Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Zebërvoki, ka reaguar pasi u përballë me një situatë jo fort të këndshme me kamerë të fshehtë.
Teksa po konsumonte një kafe në lokal, tre persona i afrohen dhe i kërkojnë llogari pse ka sharë Gjestin brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Gjatë konfrontimit, Zebervoki nxori armën dhe ky veprim ku komentua shumë në rrjetet sociale, gjë që ka shtyrë aktorin të reagojë.
Ai ka thënë se ka arritur ta menaxhojë situatën, por edhe që situatat e tilla mund të kenë pasoja të rënda.