Ndonëse një “party” i improvizuar në shtëpinë më të njohur në vend, Big Brother VIP Kosova, nisi siç duhej, nuk duket se përfundoi mirë për të gjithë konkurrentët.
Në orët e para të mëngjesit, derisa jasht po binte borë, këngëtari i cili po garon për 200 mijë euro në këtë format reality, po llafosej i vetëm.
Në pamjet e publikuara nga produksioni, këngëtari shihej duke qarë, e arsyeja ishte Xheneta, partnerja e tij, me të cilën u lidhën brenda shou-it.
Ftohja e raportit me të dashurën e tij, ka prekur Gjestin.
“Knaqu me ata që deri dje të kanë thënë gjithçka, deri dje tonat zezat tu të ndjek përmas, e në fund iu shkon ti aty tek kreveti dhe bën muhabet”, thotë ai derisa flet me veten.
Nuk ishin të pakta minutat që këngëtari lotoi në oborr.
Në një pjesë ai dëgjohet duke lutur Zotin që ta qetësoj.
“O Zot i madh.. o Zot qetësom”, dëgjohet duke thënë ai. /Gazeta Enigma